Monday, October 9, 2017

Versunkener Apfelkuchen- Embëlsirë gjermane me mollë

Versunkener Apfelkuchen është ëmbëlsirë tradicionale gjermane me mollë. Receta e saj është mjaft e thjeshtë ndërsa shija e jashtëzakonshme. Shijojeni këtë recetë Me Shije!


Përbërësit

3-5 molla
½ gotë gjalpë 
¾ gotë sheqer
2 vezë
1 lugë gjelle lëng limoni
1 ¾ gotë miell
1 ½ lugë gjelle pluhur pjekurinash
½ lugë gjelle kripë
½ gotë qumësht
sheqer pluhur
Furrën ngroheni në 175 gradë. Kallëpin e ëmbëlsirës lyejeni me yndyrë. Mollat qërojini e copëtojini në flegra të madhësisë së njëjtë, duke u kujdesur që thikën të mos e coni tejpërtej mollës. 
KUJDES: mollat përgatiten pak para futjes në furrë të ëmbëlsirës.
Në një enë rrahni gjalpin me sheqerin, vezët, lëngun e limonit, kripën e pluhurin për pjekurina derisa të fitoni një masë kremoze. Pastaj brumin zbrazeni në kallëpin e përgatitur.  Sipër brumit vendosini mollat e ndara në flegra ashtu si në foto. Ëmbëlsira piqet për 50-55 minuta, varësisht nga furra. Pas pjekjes lëreni të ftohet mirë. Para servimit spërkateni lehtë me sheqer pluhur.


Ju bëftë mirë.

Fergesë Tirane me mëlci ( Receta + Fotografi )



Fërgesë Tirane, ose siç thone “tironcit”: “Fërges Tirone”, është një pjatë që e kam shumë përzemër! Edhe pse origjina e familjes sime nuk ështe nga kjo treve, dhe sic thuhet ne raste te tilla nga Tironcit “nuk e kena n’gjak”, në familjen time kjo pjatë është gatuar përherë dhe si shumë pjata të tjera tradicionale është emblemë e kuzhinës autoktone shqiptare. Duke biseduar me shume miq të mij, qe punojnë ka vite ne sektorin e shërbimit te restoranteve apo dhe duke u konsultuar me amvisa të familjeve autoktone tiranase kam mësuar që, si çdo gatesë antike dhe e vjetër në kohë, fërgesësës i është i vështirë përcaktimi me saktësi i zanafillës së saj si në kohë ashtu dhe në gjeografinë e territorit. 


Përbërësit
500 gr mëlçi të zeza (ose dhe mish, kjo sipas dëshirës)
500 gr gjizë e bardhë
2 qepë mesatare
1 kokërr hudhër (sipas dëshirës)
1 lugë gjelle miell
Pak spec djegës (jeshil, i kuq)
250 gr lëng mishi, ose ujë i ngrohtë 
4-5 lugë gjellë vaj
2-3 gjethe dafine (sipas dëshirës, shumëkush nuk e duron dot aromën e fortë të mëlçive dhe dafina në këtë rast aromatizon dhe ul këtë efekt)
Enët që nevojiten
Tigan me bazë 20-22 cm
Tave dheu ose argjile

Përgatitja
Në një tigan ku është nxehur vaji, hidhen mëlçitë e prera copacopa dhe fërgohen mire. Kur të jetë arritur avullimi i gjithë lëngut që përmbajnë hiqen nga zjarri dhe lihen veçantë. Përseri në tigan shtohet vaj dhe qepet e prera hollë, fërgohen derisa të zverdhen shtohet mielli dhe trazohen me lugë druri në mënyrë që të shmanget formimi i topthave. Mëpas shtohet lëngu i ngrohtë i mishit. Masës që është trashur i shtohet gjiza dhe trazohet që të njëtrajtësohet me qepën dhe miellin. Pasi fillon të zjejë i shtohen mëlçitë e zjera mëparë, speci djegës, thelpijtë e hudhrës (të paprerë) trazohen përsëri dhe transferohen në tavën e dheut. Tava futet në furrë të nxehur mëparë dhe piqet derisa ti dalë vaji sipër (“me i dal t’lynit cipër”). Shërbehet e nxehtë.

Saturday, October 7, 2017

Speca të kuq mbushur me laker


Per mbushjen:
Çerek lakre te bardhe
3 karrota
2 speca jeshil
2 speca te kuq
3 kokrra hudhra
1 tuf majdanoz
gjethe dafine
Kripe te zeze 2 lug gjelle
piper te zi kokerr
Spec djeges sipas deshires
Specat e kuq i lajm dhe i presim me thike bishtat qe ti heqim mbushjen dhe farat.Grihen imet te gjitha perimet: lakra, karrotat, specat, majdanozi dhe disa thelpinj hudher.I shtojme edhe pak kripe dhe i shtypim me dore duke i perziere vazhdimisht. Ne enen apo kavanozin e qelqit veme poshte 3 gjethe dafine, disa kokrra piper te zi dhe thelpinj hudhre. I mbushim specat me ane te luges se cajit me perzierjen me laker, i shtypim mbushjen dhe i rreshtojme ne enen tone duke i shtypur qe te mos rrine lirshem. Nderkohe per cdo rresht i hedhim hudhra, piper kokerr dhe gjethe dafine. Ne fund i hedhim ujin me kripe dhe 3 luge gjelle acid ushqimor. I vem kapakun te cilin duhet ta kemi te ri dhe ashtu i vulosim ne uje i cili duke zjere
Uje me kripe ose Shëllirë: 2 litra uje zihen me 6 luge gjelle kripe kokerr madhe
Acid per turshi ose uthull e forte per turshi 3-4 lug gjelle.

Specialitet italian: Lazanja me kungullesha dhe djathë


Specialitet vërtet i shijshëm me kungullesha dhe tri lloje djathërash lazanja, të cilën të gjithë e preferojnë, shndërrohet në diçka të re, zbulim i këndshëm!

Përbërësit:
– 600 g kungullesha
– 50 g gjalpë
– 1 lugë e vogël erëza,
– Piper i bardhë,
– 12 fletë lazanje
– Kripë,
– 100 g gorgonzolë,
– 50 g mocarellë,
– 15 g parmezan.
Për salcë beshameli:
– 50 g gjalpë,
– 50 g miell gruri të bluar egër,
– 1 l qumësht
– 1 lugë e vogël piper të bardhë,
– Kripë.
Përgatitja:

Kungulleshat lani dhe grini për së gjati në feta të holla. Fërgoni në gjalpë, qitni erëza dhe hiqeni nga zjarri.
Lazanjen zieni në ujë me kripë (2-3 minuta), në të cilën keni qitur disa pika vaj që fletët të mos ngjiten, apo përdorni lazanje që nuk zihen.
Për salcë beshameli, në gjalpë ngadalë fërgoni miellin. Gradualisht qitni qumësht të ngrohtë duke e përzier vazhdimisht derisa të përftoni përbërje të dendur të lëmuar. Shtoni erëzat, qitni piper dhe sipas nevojës qitni kripë.
Në fund të enës rezistuese ndaj zjarrit (30 x 19 cm) qitni pak beshamel, radhisni një radhë lazanje, mbi to shpërndajini beshamelin, kungulleshat, mocarellën e grirë në rende apo gorgonzolen e grirë.
Në to qitni fletët e lazanjës dhe përsëriteni procedurën, ashtu që në fletën e fundit të lazanjes të qitni beshamelin, djathin e grirë në rende dhe parmezanin.
Piqni rreth 25 minuta në furrë të ngrohur në 220 gradë Celsius

Flija Tradicionale ( Receta + Fotografi )




Flija e përgatitur me saç është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare. Flija është ushqim shumë i preferuar shqiptar. Ajo mund të piqet edhe në shporet me rrymë apo me dru por më tepër preferohet me saç.

Për brumin nevojitet:
– 1 kg miell
– 3-4 gota ujë
– kripë
Për masën duhet:
– 200 gr gjalpë
– 2 filxhan çaji ajkë
– 3 lugë vaj
Përgatitja:
Në një enë hidhet miell, kripa, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpi, ajka dhe vaji, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme. Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta.
Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.
Nëse flija piqet me saç, brumi i flisë duhet të piqet rende, rende individualisht me saç të nxehur në prush. Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur. Çdo rend i flisë duhet të lyhet përsipër me mazë të shkrirë. Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe servohet me kos, turshi, djathë ose mjaltë.

Friday, October 6, 2017

Kek në tenxhere

Përbërësit

3 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë qumësht
gjysmë gote vaj
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
3 lugë të gjellës kakao
2 gota miell
PËR KREM
2 shllag krem
2 banane

Hapat

1
Vezët i tundim së bashku me sheqerin pastaj ia shtojmë përbërësit e tjerë dhe i përziemë mirë.
2
Tenxherën e lyejmë me vaj dhe pak miell, pastaj e derdhim glazurën në të.
3
Tenxherën e mbështjellim me folje dhe e vëmë në furrë për pjekje rreth 45-50 minuta.
4
Kekun e pjekur e vendosim në një enë dhe ia largojmë pjesën e sipërme, ia vendosim dy banane.
5
Kekun përmbi e lyejmë me krem shllag dhe glazurën që e larguam më parë.
6
Ju bëftë mirë!

Ballokume Elbasani ( Receta + Fotografi )


Ballokume

Ka shume mënyra për të gatuar ballokumet. Një ndër to është:
Përbërësit:
1kg sheqer jo pluhur
500 gr gjalpë
1kg mielli misri i situr shumë mirë
8 vezë
gjysmë lëvozhge veze me vaj

Përgatitja:
Si fillim shkrini gjalpin dhe lëreni të ftohet. Në tenxhere hidhet sheqeri dhe mbi sheqer hidhet gjalpi i shkrirë dhe rrihet deri sa të shkrihet sheqeri. Më pas hidhni vezët një e nga një duke i rrahur me lugë druri. I shtojmë miellin dhe një gotë miell misri e zëvendësojmë me miell gruri. I hedhim gjysmë lëvozhgë veze me vaj. Për t’i rrumbullakosur përdorim grushtin, duke e futur me kujdes në brumë. Lyejmë tepsinë me gjalpë të shkrirë dhe fusim ballokumet dhe e vendosim të piqen me 150 gradë.


                                  Ju bëfshin mirë!☻

Thursday, October 5, 2017

Si te beni makarona te fresketa!!!







Përbërësit

  1. 20 Veze
  2. 3-4 kg Miell 
  3. 500g Qumeshte 
  4. 1 Luge te vogel krip
  5. Pak vaj ulliri


    Pergatitja :


    hedhim ne nje legen vezet,qumeshtin,vajin dhe kripen dhe trazojme vazhdojme hedhim dhe miell sa te marre brumi qe te gjeshet mire dhe mos te na ngelet ne duar e leme brumin 2 ore dhe pastaj e bejme 25 topa te vegjel i hapim pet dhe i presim ne formen qe duam i hedhim ne nje carcaf te paster i hapim dhe i leme 3-4 dite te thahen (i trazojme dite per dite nese doni eshte nje pjet qe hap petet dhe pret makaronat ne forma te drishme).

Tave Kosi Elbasani ( Receta + Fotografi )





PERBERESIT (për 4 persona)

Mish qengji, 4 thela
Kos, 3 kota uji
Vezë, 2 – 3  kokrra ( kjo varet nga ju )
Oriz,  2 luge gjelle
Miell, 2 luge gjelle
Gjalp, 2 luge gjelle
Vaj (sasi e vogel për të skuqur pak miellin dhe mishin)
Majdanoz, një tufë të vogël
Krip, Piper dhe Hudhra 3 thelpinj.


Shënim: Tava e kosit mund të bëhet me cfarë do lloj mishi, ajo mund të bëhet në tava të zakonshme ose në tava dheu.
Unë e bëra një ditë më parë me mish pule dhe më doli shumë e mirë.
Po ta bëni me mish pule i hidhni 3 “dado” ose “knore”, kjo i  jep më shumë shije.

PERGATITJA

Sasinë e mishit e skuqim pak në zjarr të avashëm, pastaj i hedhim ujë dhe krip dhe e vemë për të zier, pas zierjes lëngun e mishim e mbajmë në një enë tjetër.  Në një tigan të thellë skuqim miellin me pak vaj dhe me zjarr të avashem deri sa ai të zverdhet. Kur mielli fillon të zverdhet hedhim në tigan edhe hudhrat e grira dhe i kaverdisim ato deri sa të perfundoi zverdhja e miellit (hudhrat i skuqim shumë pak).

Marrim 2 gota nga lengu i mishit (duhet të jetë pak i ngrohtë) dhe ja hedhim miellit të zverdhur, përzieria duhet trazuar shpejt e shpejt që mielli të mos bëhet kokrra kokrra, por duhet të bëhet një masë kremoze.

Rrahim vezet deri sa të bëhet një masë e njëjtë dhe në to hedhim kosin, të cilin e kemi rrahur pak në enën që ka qënë, kjo me qëllim që ai mos të pritet (bëhet copa-copa ) kur e hedhim në vezë dhe trazohen ato sa më mirë.  Mbi këtë masë hedhimm piperin dhe majdanozin të cilin e kemi grirë himët. 

E hedhim përzierien në një tavë dhe mbi të shpërndajmë gjalpin me copa të vogla në gjithë sipërfaqen.  E vendosim tavën në furrë për pjekje në temperaturen 200 grade dhe e lëmë për gati 40 minuta (kjo varet nga furra juaj)

Çaji që eliminon dhjamin në zonën e barkut


Ky është një çaj i shijshëm që ju ndihmon të hiqni kg e tepërta në zonën e barkut.....

Përbërësit :
  • 1 filxhan karafil
  • 3 shkopinj kanelle
  • 3 lugë xhenxhefil të grirë 
  • 1 litër ujë 
Përgatitja:
Vendosim në zjarr shkopinjtë e kanellës dhe karafilat për 5 minuta. Shtojmë xhenxhefilin dhe e lëmë edhe 5 minuta të tjerë. E pimë të nxehtë ose të ftohtë me akull.

Tavë Dheu Tironse



E famshmja tava e dheut ose tava e baltës që nuk mungonte kurrë në banketet shqipëtare.Shumë kanë recetën e tyre të trashëguar brezë mbasë brezi.Kjo është e imja.
PERBERSIT: për 6 tava balte
700 gr mish viçi tul
3-4 qep të mëdha
2 speca të kuq
2 speca djegës
3 lugë konçentratë domatesh
4-5 thelpinjë hurdhër
500 gr gjizë me kripë e stazhonuar.(Në asnjë mënyre gjiza e re e napës.Për ata që jetojnë jashtë shqipëris mundë ta beni me gjizë të re të përzierë me djathë të bardhë grek ose çdo llojë tjetër djathi të bardhë.)
kripë dhe piper i zi
pak rigon
3-4 lugë vaj ulliri ose vaj luledielli
1 gotë  uthull rrushi të kuq ose vere të kuqe
pak miell
1 garuzhe ujë ose lënge mishi
PERGATITJA:
Prisni mishin tulë në copa të vogla.Kalojeni në pak miell.Prisni specat në copa.Grini imët qepën dhe specin djegës dhe vendosini të kavardiset në vaj ulliri në zjarrë të avashët.Shtoni dhe specat,përzieni ngadalë derisa të zbuten,shtoni mishin dhe kavardiseni derisa të mari faqe.Shuani me uthull dhe kur uthulla të avullojë shtoni konçentratën e domateve.Përzijeni që përbersit të lidhen.Nëse mishi nuk është i zbutur mirë mundë ti shtoni dhe një garuzhe ujë ose lëngë mishi që të ziejë.
Në furrën e graduar në 200 gradë nxehni tavat e baltës.Ndërkohë te mishi shtoni dhe gjizën dhe nëse është e trashë shtoni akoma pak ujë ose lëngë mishi.Rregullojeni me kripë,piper të zi dhe rigon.Shtoni dhe hurdhërat e shtypyra.Ndajeni masën e përgatitur në tavat e baltës tashmë të ngrohura dhe vendosini përsëri në furrë(ideale do ishte furra me dru por unë gjithmone i përgatise kur ndez zgarën e qymyrit dhe i pjekë sipër sajë.Rezultati del i shkëlqyer).Lërini derisa të mari valë dhe mbi sipërfaqe të fillojnë te krijohen bulza,rreth 20 – 25 minuta gjithsejë
Shërbejeni të nxehtë me copa buke të thekur.



Ju bëftë mirë 🙂

Role me kanelle ( Cinamon Rolls )


Përbërësit:
  • 500 g miell
  • 1 paketë Maja (maja thatë)
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 75 g sheqer
  • 75 g gjalpë
  • 250 ml qumësht
  • 40 g Gjalpë i shkrirë,
  • 50 g sheqer
  • 1 paketë sheqer vanilje
  • 1 lugë gjelle kanellë
Përgatitja: Miell, maja, kripë, dhe 75 gramë sheqer i përziejmë të gjitha bashkë. Gjalpin dhe qumështin e ngrohim dhe i përziejmë së bashku,shtojmë miellin dhe e gatuajmë mirë ,pastaj e mbulojmë dhe lëjmë brumin për të ardhur për 30 minuta. Pasi të ketë ardhur brumi e hollojmë në tavolinë në një shtresë me miell ,petën e spërkasim me gjalpë të shkrirë, sheqer, dhe vanilje dhe një lugë gjelle kanellë, e mbështjellim dhe e prejmë në formë role në madhësi 2 centimetra të trasha. Me vezë apo qumësht e lyejmë sipër,ngrohim furrën paraprakisht në 180‐200 gradë dhe pjekim për për 20 minuta. Shërbehet me çokollatë të nxehtë.