PERBERESIT (për 4 persona)
Mish qengji, 4 thela
Kos, 3 kota uji
Vezë, 2 – 3 kokrra ( kjo varet nga ju )
Oriz, 2 luge gjelle
Miell, 2 luge gjelle
Gjalp, 2 luge gjelle
Vaj (sasi e vogel për të skuqur pak miellin dhe mishin)
Majdanoz, një tufë të vogël
Krip, Piper dhe Hudhra 3 thelpinj.
Shënim: Tava e kosit mund të bëhet me cfarë do lloj mishi, ajo mund të bëhet në tava të zakonshme ose në tava dheu.
Unë e bëra një ditë më parë me mish pule dhe më doli shumë e mirë.
Po ta bëni me mish pule i hidhni 3 “dado” ose “knore”, kjo i jep më shumë shije.
PERGATITJA
Sasinë e mishit e skuqim pak në zjarr të avashëm, pastaj i hedhim ujë dhe krip dhe e vemë për të zier, pas zierjes lëngun e mishim e mbajmë në një enë tjetër. Në një tigan të thellë skuqim miellin me pak vaj dhe me zjarr të avashem deri sa ai të zverdhet. Kur mielli fillon të zverdhet hedhim në tigan edhe hudhrat e grira dhe i kaverdisim ato deri sa të perfundoi zverdhja e miellit (hudhrat i skuqim shumë pak).
Marrim 2 gota nga lengu i mishit (duhet të jetë pak i ngrohtë) dhe ja hedhim miellit të zverdhur, përzieria duhet trazuar shpejt e shpejt që mielli të mos bëhet kokrra kokrra, por duhet të bëhet një masë kremoze.
Rrahim vezet deri sa të bëhet një masë e njëjtë dhe në to hedhim kosin, të cilin e kemi rrahur pak në enën që ka qënë, kjo me qëllim që ai mos të pritet (bëhet copa-copa ) kur e hedhim në vezë dhe trazohen ato sa më mirë. Mbi këtë masë hedhimm piperin dhe majdanozin të cilin e kemi grirë himët.
E hedhim përzierien në një tavë dhe mbi të shpërndajmë gjalpin me copa të vogla në gjithë sipërfaqen. E vendosim tavën në furrë për pjekje në temperaturen 200 grade dhe e lëmë për gati 40 minuta (kjo varet nga furra juaj)

No comments:
Post a Comment